St. Paraskevi's Church, Balldren Balldre i Ri

SH1
4504 Balldre i Ri Rrethi i Lezhës
Albania

A jeni pronar i kësaj biznesi?
Sugjeroni një ndryshim

Kishë

flag ENflag SQ
0 Commenti

St. Paraskevi's Church, Balldren Balldre i Ri

DETAJE

  • Kisha shen premte, b... ... (Zona)

     Kisha ndodhet në fshatin Balldre rreth 5 km nga Lezha dhe daton në shekullin e XII – XIII. Ajo është një nga kishat me të vjetra që i ka mbijetuar shkatërrimeve te periudhës osmane dhe  komunizmit. Ajo që bën të vëçantë  janë afresket e ndryshme murale. Afresku “Darka e Fundit” në këtë kishë mendohet që është pikturuar dy shekuj më parë para se ta pikturonte edhe Leonardo Da Vinçi.

  • Darka e fundit (Zona)

    Afresku “Darka e fundit” përbën veçantinë më të madhe qe gjendet ne kete kishe. Ky afresk  paraqet Jezusin së bashku me dishepujt e tij ku bën pjesë edhe Juda.  Kjo ngjarje eshte parqitur me kete afresk gati dy shekuj para se ta pikturonte edhe Leonardo Da Vinci.  Ndryshimi  me pikturen e Leonardo Da Vinci eshte se ai e ka paraqitur kete moment me 12 gota.   Ajo është realizuar nga mjeshtërit nga Dalmacia, të cilët kanë pasqyruar pikëpamjet e tyre në lidhje me këtë ngjarje të Krishtërimit.  

  • Monument kulture (Zona)

    Kisha e Shën Premtes ne Balldre eshte shpallur monument kulture prej vitit 1981. Ky eshte i vetmi objekt i stilit arkitektiror  stilit  romanik – gotik qe ka mbetur qe ekziston akoma. Mendohet që është i vitit 1462 sipas mbishkrimit të vendosur në anën e jashtme të Absidës